Industria e prodhimit të mjeteve luftarake në Pakistan po përjeton një rritje të ndjeshme të interesit ndërkombëtar, pasi avionët luftarakë, dronët dhe raketat e saj janë konsideruar si të testuara, referuar konfliktit ajror me Indinë vitin e kaluar. 13 vende po zhvillojnë bisedime për marrëveshje ushtarake me Pakistanin, teksa, siç raporton Reuters, 6 deri në 8 ndodhen në fazë të avancuar. Negociatat përfshijnë avionët luftarakë JF-17, të prodhuar në bashkëpunim me Kinën, si edhe avionë stërvitjeje, dronë dhe sisteme të tjera armësh. Ministri për Prodhimin e Mbrojtjes në Pakistan, Raza Hayat Harraj, konfirmoi interesin e disa shteteve për pajisje ushtarake, por theksoi se bisedimet mbeten konfidenciale, kjo pasi mund të ndikohen nga presione ndërkombëtare.