Prokuroia e Tiranës pas një hetimi të gjatë ka arritur në bashkëpunim me policinë të vërë në pranga Zheni Lolin, me profesion IT, që e ushtronte në Gjykatën e Korçës. Ky i fundit akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” pasi rezultoi se kishte kthyer subjektin e tij privat, kancelari, në një bazë të prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.