Mungesa e guidave apo dhe guximi i tepruar i turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë ka rezultuar në shumë raste me bllokimin e tyre në zona të rrezikshme apo që kanë humbur rrugën duke kërkuar ndihmën e autoritetet. Një rast i ngjashëm, kësaj here për shkak të motit të keq, është regjistruar në kanionet e Langaricës në Përmet, ku 7 turistë të huaj u bllokuan për disa orë. Ngjarja dyshohet se ka ardhur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në këtë zonë, që rriti dhe nivelin e lumit të langaricës.