Për pedagogun Lush Susaj, Universiteti Bujqësor është shtëpia e tij e dytë. “Unë kam studiuar agrokulturë. Kam ardhur këtu në 82 si student. Në universitetin bujqësor jam prej 40 vitesh. U bëra pedagog, e po këtu kam bërë dhe masterin, specializimin” – tha Lush Susaj-pedagog dhe mirëmbajtës lulishtesh 60 vjeçari krah 5 orëve mësim për bimët në auditor, pa i ndarë gërshërët nga dora, në veçanti nga pedagogët e tjerë ai kalon nga teoria në praktikë…