Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet vitin e ardhshëm dhe rritja ekonomike është parashikuar të jetë vetëm 2.6% sipas projektbuxhetit për vitin 2023. Kjo ndikuar nga kriza globale e çmimeve që ka prekur edhe ekonominë shqiptare si dhe pasiguritë e shtuara prej saj. Sipas draftit të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat pritet të arrijnë në 625.7 miliardë lekë, gati 5.3 miliardë euro, ndërsa shpenzimet buxhetore kapin nivelin e 687.2 miliardë lekëve, ekuivalente me 5.8 miliardë euro. 625.7