Në galeritë e Bulqizës vdes një tjetër minator dhe tragjedia e radhës rihap një debat të vjetër për industrinë më të vjetër në vend, kromin. Minerali që dikur ishte krenaria e Shqipërisë së varfër komuniste, sot ka rënë në vëmendjen e biznesmenëe të pasur dhe të qeverive të të gjitha ngjyrave. Por ndërkohë Bulqiza mbetet e varfër, e vuajtur dhe pa të ardhme. Përse qyteza minatore nuk arrin dot të përfitojë nga pasuria që fsheh poshtë saj? Kush po pasurohet me Bulqizën dhe përse qeveritë janë të paafta dhe të pavullnetshme për të shpërndarë për të milionat që nxirren prej nëntokës së saj? Sonte në #TopStory, diskutojnë politikanë, zyrtarë dhe biznesmenë, në ora 21:00, në Top Channel