Top News – Zyrtarja e arsimit e SHBA/ Rama- do të mësoni nga Shqipëria
15/10/2020 12:27

Kryeministri Edi Rama priti në një takim zv/Sekretaren amerikane të Shtetit për Arsimin dhe Kulturën e cila ndodhet për një vizitë në vendin tonë. Në prononcimin e saj të shkurtër, Marie Royce foli për bukuritë natyrore të Shqipërisë e premtoi që dhe më shumë amerikanë të vijnë këtu në të ardhmen dhe Rama e kishte gati pergjigjen: sipas tij, ata do të kenë mjaft cfarë të mësojnë nga kultura shqiptare. Ai nuk harroi sakaq të lavdëronte ambasadoren Yuri Kim për energjinë e saj dhe vullnetin per te ndihmuar. Në fjalën e vet, kreu I ekzekutivit, e bëri dhe një batutë për motin. ”Një pjesë nxënësish shqiptar përfitojnë nga programet tuaja, ka dhe më shumë shqiptarë që përfitojnë në Shqipëri, dhe mendoj se ka shumë gjëra të tjera, dhe mendoj se vizita juaj të ndihmojë më shumë në këtë aspekt. Ka shumë gjëra fantastike për të mësuar nga SHBA në fushat e arsimit e kulturës. Më besoni, nuk janë pak, ato që mund të mësoni nga kultura jonë. Kultura është një sferë ku SHBA ka shumë për të mësuar ende nga vendet e tjera dhe kultura e tyre më e vjetër dhe komplekse Ambasadorja juaj ka sjellë më shumë energji dhe vullnet për të ndihmuar. Ja kalofshi mirë, mezi e kthyem diellin dhe e kemi këtu për ju, shijojeni”. Zyrtaren e lartë e priti dhe presidenti Ilir Meta, I cili u shpreh se e vlerëson lart rëndësinë që ka vizita e saj për të konsoliduar e forcuar më tej marrëdhëniet tona në fushën e arsimit dhe të kulturës. “Duhet të synojmë, që sa më shumë studentë shqiptarë të arsimohen e edukohen në SHBA, por njëkohësisht, edhe krijimin e kushteve që ata të kthehen në vendin e tyre, për t’u bërë liderët e ardhshëm të tij. Bashkëpunimi në fushat e arsimit dhe të kulturës ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA do t’i shërbejë së ardhmes të vendit tonë dhe do të promovojë mirëkuptimin ndërkulturor, si një mundësi reale për të afruar më shumë popujt tanë”, tha kreu I shtetit.

Top News – Dëmet e zjarreve. Tetë grup pune, nga pajisjet shtëpiake te bagëtitë
15/08 17:20
Top News- Dëbuan mbi 800 mijë civilëve shqiptarë më 1999/ Aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave
15/08 16:47
Top News – Ndërpreja e sinjalit të News24, OSBE: ‘Konflikti për pronësinë, jo të ndalë transmetimin’
15/08 16:46
Top News- Spanja në flakë/ 14 vatra zjarresh, mijëra hektarë të djegur e 7 viktima
15/08 16:31
Top Channel/ Epike! Komentatori Ylli Aga “shpërthen” në lot pas kualifikimit historik të Dinamos
15/08 16:03
Top Channel/ Provokimi i Lavrovit, mesazhi në bluzën e tij përpara takimit të Alaskës!
15/08 15:39
Top Channel/ Pirromanet e arrestuar në Berat në gjyq. Masa për 4 prej tyre
15/08 15:35
Top Channel/ Taksat, kontroll online! Qytetarët do të kenë mundësi t’i shohin detyrimet në e-albania
15/08 15:34
Top Channel/ Berisha sërish në Kushtetuese, kërkon të shpallet anti-kushtetues masa e arrestit
15/08 15:33
Top Channel/ Lutje për zjarret! “Fjetja e Hyjlindjes”, kryepeshkopi Joan: Nuk bëjmë dot pa Perëndinë
15/08 15:22
Top Channel/ Shuhen zjarret në Gramsh, banorët po kthehen nëpër shtëpi, nis llogaritja e dëmeve
15/08 15:22
Top Channel/ “Ruhuni nga piromanët verbalë”, Rama: Mesazh për kritikat e opozitës
15/08 15:16
Top Channel/ Krimi në Maliq u tentua të fshihej, 8 të arrestuar, sherri nisi në rrjetet sociale
15/08 15:13
Top News-Dëmshpërblimi viktimave të zjarrit/ PL: Mashtrim i Ramës! Të shpallet gjendja e emergjencës
15/08 14:57
Top Channel/ Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot- Lezhë, makinat bllokohen mbi dy orë
15/08 14:53
Top News- Droni zbulon kanabis në Lukovë/ Arrestohen dy shtetas, u kapën duke u kujdesur për bimët
15/08 14:45
Top News – Rama u përgjigjet kritikave për zjarret: ‘Ruhuni nga piromanët verbalë! Duan tension’
15/08 14:37
Top News- Transporti i emigrantëve të paligjshëm/ Dy aksione në Gjirokastër, në pranga tre persona
15/08 14:15
Top News- ‘Paralizohet’ aksi Fushë Milot- Lezhë, makinat bllokohen më shumë se dy orë në trafik
15/08 14:05
Top Channel/ Rama publikon pamje nga ajri: Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre
15/08 13:55