Pas takimit mes Ndihmës Sekretarit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson dhe kreut të SPAK Altin Dumani, zyrtari I lartë amerikan është takuar edhe me numrin një të qeverisë. Lajmi është bërë public nga vetë ambasada e SHBA-së në Tiranë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhet: "Ndihmës Sekretari Todd Robinson u takua me kryeministrin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit dhe avancimin e reformës në drejtësi".