Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, mbajti një vizitë në Kosovë, duke takuar krerët shtetërorë si dhe përfaqësuesit e komunitetit serb në vend, duke kërkuar uljen në bisedime me Serbinë. Fillimisht, ai u takua me presidenten Vjosa Osmani, dhe më pas me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.