Varianti i ri i koronavirusit, që u zbulua në Britani të Madhe, ka ekzistuar në Gjermani që nga muaji nëntor, thanë zyrtarët shëndetësorë të martën, pasi e zbuluan atë, te një pacient i cili kishte vdekur në veri të vendit. Studiuesit ishin “në gjendje të zbulonin variantin e virusit B1.1.7 në një person të infektuar në nëntor të këtij viti”, thanë zyrtarët e shëndetësisë në Saksoninw e Ulët.