Gjykata e Fierit rivlerësoi masat e sigurisë të firmosura më herët me kërkesë të prokurorisë për ish nënkryetaren e bashksië, njëherësh drejtoreshën e Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës në Bashkinë Fier si dhe ndaj tre zyrtarë të tjerë, të dyshuar për shpërdorim detyre. Togat e zeza lanë në fuqi masën e sigurisë arrest në shtëpi për ish nënkrytaren e Bashkisë Adela Hysenaj, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës.