Top News – Zyrtarët amerikanë/ Rusia e Irani ndërhynë në zgjedhje
22/10/2020 12:45

Zyrtarët amerikanë të sigurisë kombëtare thonë se Irani është përgjegjës për dërgimin e email-eve kërcënuese votuesve demokratë. Email-et duket se vinin nga një grup pro Trump i krahut të djathtë dhe duhej të nxisnin zemërim – tha drejtori i inteligjencës kombëtare, John Ratcliffe. Ai shtoi se zyrtarët amerikanë kanë zbuluar se Irani dhe Rusia kanë mundur po ashtu të shtijnë në dorë disa informacione mbi regjistrimin e votuesve. Njoftimi vjen vetëm 13 ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Një raportim i tillë i inteligjencës, kaq pak kohë para zgjedhjeve, konsiderohet si një testament për shqetësimet e qeverisë në lidhje me ndërhyrjen në zgjedhje dhe fushatat dezinformuese nga faktorë të jashtëm. Ratcliffe tha se email-et e nisura nga Irani, e që pretendohej se ishin dërguar nga grupi i ekstremit të djathtë Proud Boys, kishin si qëllim të frikësonin votuesit, të ndiznin zemërimin dhe të dëmtonin presidentin Donald Trump. Ndërsa të dhënat e votuesve, sipas tij, mund të përdoren në përpjekje për të komunikuar informacione false të zgjedhësve të regjistruar që shpresojnë se do të shkaktojnë kaos e konfuzion dhe të cënojnë besimin tek demokracia amerikane. Zyrtarët sipas Ratcliffe nuk kanë parë të njëjtat veprime nga rusia por janë të ndërgjegjshëm se ata kanë informacione për votuesit.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24