Top News – Zyrtarë e pronarë në burg përjetë. Gjykata turke dënon 11 persona për zjarrin në hotel
01/11/2025 10:44
Një gjykatë turke dënoi me burgim të përjetshëm 11 persona, përfshirë pronarin e një hoteli luksoz në resortin malor Kartalkaja në veri të Turqisë, pas zjarrit që shkaktoi vdekjen e 78 personave, mes tyre rreth 30 fëmijë.