Vëzhguesi i tregut financiar në Zvicër, FINMA, tha të mërkurën se do të zgjasë deri në gusht ndalesën ndaj bankës më të madhe ruse, Sberbank. Ndalesa i pamundëson bankës ruse që të kryejë pagesa dhe transaksione si dhe përfshin edhe masa të tjera të krijuara për të mbrojtur kreditorët.