Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03/2026 22:59

Shtetet e Bashkuara presin që operacioni ushtarak ndaj Iranit të përfundojë brenda pak “javësh, jo muajsh”. Kështu u shpreh Sekretari Amerikan i Shtetit, Marko Rubio. Ai pohoi gjithashtu pas takimit të G7-ës se vendet aleate janë kundër çdo përpjekjeje të Teheranit për të vendosur tarifa mbi kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit. Nga ana tjetër, Garda Revolucionare iraniane shpalli ngushticën “të mbyllur” për anijet që lidhen me vendet armike, duke rritur tensionet në një nga rrugët më të rëndësishme për furnizimin global me energji. Megjithëse Uashingtoni pretendon goditje të forta ndaj arsenalit iranian, burime të inteligjencës thonë se vetëm një pjesë e tij është shkatërruar, duke lënë ende kapacitete për kundërpërgjigje. Ka sinjale për bisedime mes palëve dhe i dërguari special i SHBA, Stiv Uitkof deklaroi se negociatat do të rinisin javën e ardhshme, por në terren dhe në tregjet financiare mbizotëron pasiguria. Ndërkohë, Izraeli ka vijuar sulmet ndaj objekteve bërthamore në Iran, ndërsa situata humanitare në Liban po përkeqësohet. Sipas UNICEF, mbi 370 mijë fëmijë janë zhvendosur nga luftimet, ndërsa Izraeli synon krijimin e një “zone sigurie” në jug të vendit.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00