Zvicra dhe Bashkimi Europian do të nënshkruajnë javën e ardhshme një paketë të re marrëveshjesh që synojnë thjeshtimin dhe harmonizimin e marrëdhënieve mes tyre. Sipas qeverisë zvicerane, presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të firmosin paketën e quajtur “Bilaterals III” në Bruksel, të hënën. Aktualisht, marrëdhëniet mes Zvicrës dhe BE-së rregullohen nga një numër i madh marrëveshjesh dypalëshe. Për vite me radhë, palët kanë synuar arritjen e një kuadri më të gjerë bashkëpunimi. Në maj 2021, Zvicra u tërhoq papritur nga më shumë se një dekadë negociatash, por bisedimet rifilluan 3 vjet më vonë, me synimin për të ndërtuar një bazë më të qëndrueshme për bashkëpunimin ekonomik dhe politik.