Serbia ka dëbuar dy shtetas zviceranë, pasi gjykata iu anuloi dënimin me burg, për shkak se kishin bërë me duar shqiponjën, gjest që sipas prokurorëve serbë, është simbol për “Shqipërinë e Madhe”. Autoritetet serbe e kanë cilësuar këtë gjest si provokim nacionalist. Sipas tyre dy shtetasit, kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore, fetare dhe jotolerancës. Shtetasit u dënuan fillimisht nga drejtësia serbe me një vit burgim dhe 6 muaj burgim, por pas marrëveshjes që ata arritën me prokurorinë serbe, dënimet e tyre janë anuluar. Sipas vendimit, të dy shtetasit e Zvicrës nuk do të kenë të drejtë të shkojnë në Serbi për dhjetë vjet.