Mes zhurmës së krijuar për investimet në Zvërnec dhe në ishullin e Sazanit, kryeministri Edi Rama dha një sqarim sa i takon rolit të fakotorit shtetëror. Ai saktësoi se në Zvërnec prona është private ndaj shteti nuk po fal asgjë, në ndërkohë që negociatat për ishullin e Sazanit vijojnë.