Media greke ‘Kathimerini’ ka shkruar mbi organizimin e protestës në Zvërnec dhe një takim me zyrtarë shqiptarë në Athinë që i ka paraprirë revoltës në jug të vendit. Takimi me përfaqësuesit e shoqatës së Zvërnecit në Athinë ishte planifikuar rreth një javë më parë me iniciativën e palës shqiptare për të "zgjidhur keqkuptimin" rreth investimit të planifikuar prej 4 miliardë dollarësh – shkruan media greke - Përpjekja për të kontaktuar u bë pasi telat me gjemba ishin vendosur në vijën bregdetare shqiptare. Kathimerini shkruan se të mërkurën e kaluar, kryebashkiakja e Vlorës, Bruna Mersini, një asistente e saj dhe dy avokatë të investitorëve patën një takim në Ilion të Athinës me emigrantë nga Zvërneci. Diskutimi zgjati rreth dy orë, sipas banorëve, pa çuar askund.