Top News – Zvërneci e Sazani në ‘Pasqyrë Mirror’. Rama: Shumë shpejt edhe dosja e KAYO
03/10/2026 17:25

Me flamingot në sfond dhe sloganin “Nga protesta te prova. Nga rruga te procesi”, qeveria publikoi platformën ku do të mblidhen shqetësimet e qytetarëve dhe ku do të bëhet transparencë për vendimmarrjet qeveriare. Dosja e parë e publikuar është ajo e projekteve në Sazan dhe Zvërnec, ndërkohë sipas kryeministrit Edi Rama në ditët e ardhshme pritet të bëhen publike dokumentet që lidhen me kompaninë “Kayo” dhe investimin në Milot-Balldren. “E kemi quajtur “Pasqyra e Flamingos” ose “Flamingo Mirror”, është në të dy gjuhët, në shqip dhe në anglisht. Patjetër që nuk mund të mos niste me dosjen më tërheqëse të Republikës së Shqipërisë sot që flasim, me dosjen e Sazan Zvërnecit dhe është një burim, i cili do t'i shërbejë të gjithëve. Shumë shpejt do të publikojmë dosjen qeveritare të Kajos, një tjetër emër që tanimë përflitet në rrugët e kanaleve sociale dhe në hapësirat e medias televizive. Po ashtu Milot - Balldreni ka qenë një tjetër temë e cila është diskutuar mbi, sipas nesh, trillime, gjysmë të vërteta, informacione të paverifikuara dhe pastaj sigurisht faktet janë vendosur në të gjitha këto raste nën presionin e madh që vjen nga një botë, e cila varet gjithmonë e më shumë nga çfarë thuhet dhe jo nga si dhe sa verifikohet” Rama shtoi se komponenti i dytë i “Flamingo Mirror” do të mbledhë pyetjet e qytetarëve, për t’u kthyer përgjigje zyrtare.

Top News – Dosja Çopja në SPAK. Përgjimet, ‘kam nën kontroll policinë dhe gjykatat’
18/11 12:14
Top News- Vëllai e denoncoi për falsifikim/ Mashtrim me fatura e të ardhura, dy të ndaluar në Tiranë
18/11 12:03
Top News – Shqipëria merr raketat HIMARS. DASH miraton marrëveshjen me kosto 210 milionë dollarë
18/11 11:38
Top News – Ekzekutimi i 34 vjeçarit/ Apeli zbut masën e sigurisë për bashkëpunëtorin e autorit
18/11 10:58
Top News – Rama: Sali, po të bien pantallonat po ik!
18/11 10:51
Top News – Ambasada paralajmëron amerikanët. Tregoni kujdes në prag të festave dhe…protestave
18/11 10:40
Top News- Të fundit në Europë për fuqinë blerëse/Shqiptarët pasurohen në letër, varfërohen te çmimet
18/11 10:29
Top Channel/ Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe i peshkimit në Vlorë
18/11 10:14
Top Channel/ Seanca e sotme plenare, Kryeministri Rama mbërrin në Kuvend
18/11 10:10
Top News – Çifti ‘zig-zag’ në autostradë. Shqiptarja dhe italiani kapen me 4 kg drogë në makinë
18/11 10:05
Top Channel/ Përplasje të forta në protestë, tensione mes policisë dhe protestuesve
17/11 23:38
Top Channel/ Rama kunj Farage: Të zuri mallkimi ynë! Turp që u more me shqiptarët, do jemi në BE
17/11 23:34
Top Channel/ Pranga sapo del nga spitali, arrestohet shoferi që aksdentoi për vdekje policin
17/11 23:30
Top Channel/ Arrestohet për ryshfet polici, një efektiv i rrugores në Kavajë u prangosur nga AMP
17/11 23:26
Top Channel/ Berisha, tjetër ftesë Qorit: Të bashkohemi të gjithë, duhet hequr Rama
17/11 23:24
Top Channel/ Lirohen dy protestuesit e Manzës, Gjykata e Durrësit shpall të paligjshëm arrestimin
17/11 23:20
Top Channel/ Rama ftesë publike Japonisë: Merrni pjesë për hekurudhën Durrës-Prishtinë
17/11 23:16
Top Channel/ Siguria rrugore hyn në shkolla, nga 2027 sistemi elektronik i biletave në transport
17/11 23:14
Top Channel/ Gjykata e Lartë rrëzon Becchettin, mbetet në fuqi dënimi me 12 vite burg
17/11 23:12
Top News- ‘Farage, e zuri mallkimi shqiptar’, Rama: Nuk është i mirë në mbajtjen e premtimeve
17/11 22:48