Vettingu në polici, po ecën me ritme të ngadalta dhe po jep sinjalet e para se pastimi i uniformave blu nga të korruptuarit është më i ndërlikuar se procesi paralel në drejtësi. Ligji fillestar, i cili hyri në fuqi në nëntor të vitit 2019, parashikonte që në procesin e vettingut të kalonin rreth 12 mijë efektivë policie, por katër vite më pas Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit e ka finalizuar këtë proces për vetëm për 63 efektivë Policie.