Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, ka gjetur shkelje të të drejtave të njeriut në çëshjten Hamitaj Kundër Shqipërisë. Bëhet fjalë për shkelje të nenit 6, seksioni 1, referuar kohëzgjatjes së pajustifikuar të proçedurave gjyqësore, në nivel kombëtar. Faktet e paraqitura në argumentimin e Gjykatës tregojnë se pala paditëse është ankuar për kohëzgjatjen, përtej një afati të arsyeshëm të proçesit civil gjyqësor nga drejtësia shqiptare. Sipas Strasburgut, zgjatja e procesit përtej gjashtë viteve është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.