Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vendosur të marr pjesë në seancën e thirrur më 9 shtator. Ka qenë deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, e cila pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Sa i përket çështjes së presidentit, Lushaku deklaroi se jgatë mbledhjes nuk është diskutuar për këtë temë.