Nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në 3 plazhe, u evidentuan 4 raste të zënies së hapësirave publike me çadra dhe shezlongë dhe 4 raste të ndërtimeve pa leje të beach bar-eve. Procedohen penalisht 7 shtetas, përgjegjës për këto paligjshmëri. Sekuestrohen 52 çadra dhe 106 shezlongë të vënë pa leje.