Top News – Zuckerberg, 1 milion USD për Trumpin / I dhuron për inaugurimin, ‘do të ndërtojë ura’
12/12/2024 15:56

Meta ka dhuruar 1 milion dollarë për fondin e inaugurimit për Donald Trump, në një tjetër shenjë që tregon se shefi i gjigantit të teknologjisë, Mark Zuckerberg, po përpiqet të ndërtojë ura me presidentin e zgjedhur. Trump ka qenë më parë shumë kritik ndaj Zuckerberg dhe Facebook, duke e quajtur madje platformën “anti-Trump” në 2017. Por dyshja darkuan në resortin Mar-a-Lago të Trumpit në nëntor, një takim për të cilin Zuckerberg tha më pas se ishte "mirënjohës". Fondet e inaugurimit përdoren për të financuar ngjarjet dhe aktivitetet kur një president i ri merr detyrën dhe disa i konsiderojnë ato një përpjekje për të fituar favore nga një administratë e re. Meta nuk besohet të ketë bërë donacione të ngjashme për fondin e inaugurimit të Presidentit Joe Biden në 2020 ose fondin e mëparshëm të tillë të Trumpit në 2016. Marrëdhëniet midis Trump dhe Zuckerberg kanë qenë historikisht shumë pak të përzemërta. Ato u përkeqësuan veçanërisht kur Facebook dhe Instagram pezulluan llogaritë e ish-presidentit në vitin 2021, pas dhunës në kongres, më 6 janar. Që atëherë, Trump e ka quajtur madhe Facebookun një "armik të popullit". Por presidenti i zgjedhur duket se tani e ka zbutur pozicionin e tij.

Top News – ‘Fajin e ka e majta ekstreme’. Macron akuzon kundërshtarët për protestat e studentëve
02/10 22:45
Top News – Gjermania e Franca i përgjigjen Trump. 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimin në treg
02/10 22:00
Top Channel/ Kërcënimi i Trump, BE vendim urgjent, nxjerr 100 milionë fuçi nafte nga rezervat
02/10 19:57
Top News-Kroacia i tregon ‘muskujt’ Serbisë: Kemi një përgjigje për raketat supersonike të Beogradit
02/10 18:30
Top News – Rihap strehimet e Luftës së Ftohtë / Polonia në alarm, Rusia intensifikon sulmet
02/10 15:28
Top News – Do thajë katër liqene akullnajore / Frikë nga tragjedia e radhës, Nepali merr masa
02/10 15:27
Top News – Gjermania krijon një regjiment dronësh / Do të ketë 600 ushtarë, njësi e specializuar
02/10 15:26
Top News – Inflacioni në Eurozonë ngrihet në qiell / Niveli më i lartë në tre vjet, 3.8% në shtator
02/10 15:23
Top News- Treg i përbashkët mes 9 shteteve/ Brukseli propozim të ri për vendet kandidate të BE
02/10 15:13
Top News – Putin fillon të hedhë në erë urat / Trafiku në Kiev në kaos, sulme të egra me dronë
02/10 15:05
Top News – Avionët luftarakë që do sulmojnë Kinën / Vijnë F16-at, Tajvani përgatitet për luftë
02/10 14:08
Top News – Aston Martin, ‘kthesë financiare’ / Makina elektrike nuk vjen brenda kësaj dekade
02/10 13:34
Top News – Ariu i hidhet përpara makinës / Pamjet nga kamera e automjetit, ndahen nga policia
02/10 13:33
Top News – Protestë me tenxhere dhe tiganë… / Kriza e strehimit, spanjollët kundër qeverisë
02/10 13:32
Top News – BQE nën presion. Inflacioni në Eurozonë rritet mbi pritshmëritë
02/10 13:04
Top Channel/ Gjermania, presion BE-së për Ballkanin: “ Nuk i kemi përmbushur premtimet”!
02/10 11:53
Top Channel/ OpenAi shkarkon tre punonjës: Keqpërdorën informacione konfidenciale!
02/10 11:52
Top Channel/ Protestat në Kosovë kundër Speciales, reagon BE: “E drejtë e tyre themelore”!
02/10 11:52
Top Channel/ “Kjo fundjavë vendimtare për presidentin”, Kurti: “Urgjent me nisjen e konsultimeve”!
02/10 11:52
Top News – Trump i bën presion Evropës / Të lirohen rezervat e naftës, SHBA do ndalë eksportet
02/10 11:43