Zyrës së Prokurorit të Specializuarka kërkuar që Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhjep Selimi të izolohen përkohësisht. Lajmin e ka dhënë Gjykata Speciale e Kosovës, që ka publikuar edhe kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për izolimin e tre ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së. Në dokumentin e ZPS-së, kërkohet izolimi përkohësisht dhe pezullimi i të gjitha komunikimeve të tyre të jashtme jo të privilegjuara, duke përfshirë vizitat (qoftë personalisht ose me Zoom), telefonatat, komunikimet me shkrim dhe dërgimin e gjësendeve të tjera.