Kompania e lidhur me investimet e dhëndrit të presidentit amerikan, Jared Kushner në Shqipëri, tha për Radion Evropa e Lirë se i respekton proceset e vazhdueshme publike dhe institucionale dhe se është e gatshme të ecë përpara, ndërsa ato zhvillohen. Pas protestave që kundërshtojnë projektin e Kushner në Zvërnec, kryetari i Sazan Real Estate Development, Asher Abehsera u shpreh për Radion Europa e Lirë se fokusi i tyre mbetet te kujdesi i përgjegjshëm, përmirësimi mjedisor, krijimi i vendeve të punës dhe krijimi i vlerës afatgjatë për komunitetet lokale.