"Zoti e shtyptë dhe e shkatërroftë Izraelin". Kjo u ishte lutja e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan pas lutjes së të premtes, në një xhami në Rize, qytetin e Detit të Zi nga ku e ka origjinën familja e tij. "Zoti na mbroftë dhe na ruajtë sa më shpejt të jetë e mundur nga fatkeqësia sioniste", shtoi Erdogan në fjalimin e tij.