Top News/ ‘Zoti e ruajtë Carin!’ / Putin merr urimet e para për ditëlindjen e 72-të
07/10/2024 12:07

"Zoti e ruajtë Carin!" ishte një nga urimet e para publike për ditëlindjen e Presidentit Vladimir Putin, i cili mbush 72 vjeç të hënën dhe që ka qenë lideri kryesor i Rusisë për gati çerek shekulli. Urimi i parë erdhi nga ideologu ultra-nacionalist rus Alexander Dugin në kanalin e tij të mesazheve në Telegram disa minuta pas mesnate. Dugin, 62 vjeç, ka mbrojtur prej kohësh bashkimin e territoreve rusishtfolëse dhe territoreve të tjera në një perandori të re të madhe ruse, e cila, sipas tij duhet të përfshijë edhe Ukrainën. Vajza e Dugin u vra në një shpërthim në makinën me të cilën po udhëtonte, në vitin 2022. Putin, i cili urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën në 2022, siguroi një fitore rekord në zgjedhjet e marsit. Mandati i tij i ri gjashtë-vjeçar, nëse përfundon, do ta bënte atë udhëheqësin më jetëgjatë të Rusisë në më shumë se 200 vjet, kur carët dhe perandoresha sundonin vendin. Fitorja çimentoi kontrollin tashmë të ngushtë të Putinit në pushtet dhe, tregoi, sipas tij, se Moska kishte pasur të drejtë që iu kundërvu perëndimit dhe dërgoi trupat e saj në Ukrainë. Perëndimi e sheh Putinin si një autokrat dhe madje edhe një vrasës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski e quajti të paligjshme votimin e marsit që zgjati sundimin e ish-spiunit të KGB-së. Putin e portretizon luftën në Ukrainë si pjesë e një beteje shekullore me një Perëndim, për të cilin ai thotë se poshtëroi Rusinë pas Luftës së Ftohtë duke shkelur sferën e ndikimit të Moskës. Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë e quajnë luftën një rrëmbim imperialist tokash. "Sot, miq, është ditëlindja e udhëheqësit tonë kombëtar", shkroi Ramzan Kadyrov, lideri i Republikës Çeçene të Rusisë, i cili e quan veten "ushtar" i Putinit, në një mesazh urimi në Telegram mesnatën e së hënës. "Kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë Atdheun tonë."

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20