Pavarësisht se reshjet e borës janë ndërprerë mbrëmjen e së dielës, rruget e Peshkopisë janë bllokuar, madje duke bërë që mijëra banorë të ngelen të izoluar. Temperaturat shkojnë nga -5 deri në -10 gradë, ku temperaturat më të ulëta janë në zonat e thella. Rrugët këshillohen të përshkohen vetëm me zinxhirë.