Një zjarr i fuqishëm i rënë në fushat e mbjella me grurë në fshatin Topojë të Fierit ka shkrumbuar rreth 16 hektarë prodhim. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, zjarri i favorizuar nga era ka djegur 16 hektarë nga 45 të tilla, të kultivuara nga një prej kultivuesve më të mëdhenj grurit në Fier.