Zjarri ka përfshirë një faqe mali në lagjen Abazaj të Krujës, duke marrë përmasë të mëdha. Flakët rrezikojnë edhe banesa e biznese në këtë lagje të Krujës, ndërkohë që është ndërpretë edhe energjia elektrike. Në zonë ndodhen zjarrfikës të shumtë të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri. Efekt Ndërkohë, një vatër zjarri është shfaqur në një terren të vështirë malor, në kufirin mes fshatrave Golem dhe Progonat të Gjirokastrës. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin e flakëve dhe më pas shuarjen e plotë të zjarrit. Nga flakët u përshkua një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh me bimësi të ulët, shkurre dhe barishte.