Një vatër zjarri e shpërthyer në lagjen “Skënderbej” në Elbasan ku flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me pemë e barishte të thata, ka rrezikuar banesat pranë. Falë reagimit të menjëhershëm të efektivëve zjarrfikës, zjarri u vu nën kontroll, pavarësisht vështirësive të krijuara nga temperaturat e larta, thatësira dhe era.