Zjarri në magazinën e Shkozetit u shua nga forcat zjarrfikëse pas një beteje të gjatë ku si pasojë la pa energji elektrike Durrësin. Për ngjarjen uniformat blu vendosën në pranga pronarin e magazinës, pasi ndezi zjarr për të djegur disa kartona e barishte. Policia tha se në pranga përfundoi 38-vjeçari Admir Ndoja.