Një tjeter vater zjarri i është shfaqur në zonën me kallamishte pranë plazhit të Tales në Lezhë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Flakët janë të favorizuara nga era e fortë, ku janë përhapur me shpejtësi përgjatë vijës bregdetare, duke djegur një sipërfaqe që shtrihet nga rreth 500 metra deri në afërsisht 1 kilometër.