Zjarri në Milot është përhapur me shpejtësi duke përkeqësuar akoma dhe më shumë situatën gjatë orëve të fundit. Flakët janë afruar ndjeshëm pranë disa banesave, duke rritur rrezikun. Ndërkohë forcat zjarrfikëse vijojnë punën për izolimin e vatrës dhe shuarjen e zjarrit ndërsa po kryhen ndërhyrje dhe nga ajri me dy helikopterë. Në operacion mësohet se janë angazhuar rreth 20 forca të ushtrisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse të Kurbinit, Lezhës, Kamzës dhe Vorës.