Shefi i zjarrfikësve të Durrësit Shkëlqim Troplini ka dhënë detaje lidhur me operacionin për shuarjen e zjarrit masiv që përfshiu ditën e enjte një magazinë në Shkozet. Sipas tij, në vendngjarje ka ende efektivë të zjarrfikëses, sepse ka ende vatra të vogla që mbahen nën monitorim. Në lidhje me shkakun e zjarrit, shefi I zjarrëfikësve, ka konfirmuar se dyshohet për shkak të pakujdesisë.