Banorët e Krujës përjetuan mbrëmjen e së shtunës tmerr si pasojë e zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu faqen e malit e që mbërriti fare pranë shtëpive. Më te rrezikuarit ishin banorët e lagjeve Abaze, Barabit dhe Varosh. Kryeministri Edi Rama më profilin e tij në Facebook ka publikuar disa prej banorëve, të cilët i janë falënderues gatishmërisë që strukturat e shtetit treguan në përballimin e këtij rreziku të madh. Zjarri ka qenë fare pranë shtëpive teksa shumë oborre janë tashmë të shkrumbuara, por ndërtesat fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime. Evakuime ka pasur dhe nga spitali i Krujës si dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.