Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e fshatit Mërtiraj në Vlorë. Zjarri është përhapur me shpejtësi i favorizuar nga era duke djegur sipërfaqe me kullotë. Zjarri vijon të përhapet me shpejtësi, ndërsa zjarrfikësit e kanë të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit. Në terren janë 6 automjete zjarrfikëse të ardhura nga Vlora dhe Fieri.