Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të marte kodrat me ullishte në fshatin Zhamë të Lushnjës. Policia ka vënë nën hetim një 58-vjeçar, që dyshohet të jetë bërë shkak për flakët. Sipas informacioneve, 58-vjeçari kishte ndezur një zjarr për djegien e mbeturinave në fshatin Zhamë, dhe më pas flakët janë përhapur duke djegur sipërfaqe të konsiderushme me ullinj, bimësi dhe shkurre.