Ndezja e zjarrit në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, që përfshiu edhe një binzes që merret me përpunimin e lëndës drusore, mbrëmjen e së hënës, dëmtoi linjën 35, e cila furnizon me energji elektrike stacionin e pompimit në Cermë të Lushnjes. Ky stacion furnizon me ujë qytetin e Kavajës si dhe zonën bregdetare deri në Plepa dhe dëmtimi i saj ka sjellë probleme me furnizimin me ujë nga rrjeti.