Top Channel/ Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për…
19/03/2026 21:56

Organizata Ndërkombëtare Detare u ka bërë thirrje vendeve anëtare për krijimin e një korridori të sigurt detar për trafikun tregtar në Ngushticën e Hormuzit, e cila aktualisht është në masë të madhe e bllokuar nga Irani, si reagim ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit. Deklarata u miratua nga Këshilli i Organizatës Ndërkombëtare Detare gjatë një mbledhjeje emergjente të zhvilluar në Londër, e fokusuar në pasojat e konfliktit në Gjirin Persik. Dokumenti bazohet edhe në thirrjen e sekretarit të përgjithshëm të organizatës, Arsenio Dominguez, i cili kërkoi masa urgjente për të garantuar sigurinë e lundrimit ndërkombëtar. Sipas deklaratës, krijimi i një “korridori detar të sigurt” shihet si një masë e përkohshme dhe e domosdoshme për rikthimin e lëvizjes së anijeve tregtare. Trafiku në këtë rrugë jetike është reduktuar ndjeshëm, nga mbi 1200 kalime në 10 ditët e para të marsit 2025, në vetëm rreth 90 gjatë ditëve të fundit. Në të njëjtën kohë, Organizata Ndërkombëtare Detare ka kërkuar edhe lehtësimin e evakuimit të sigurt të anijeve të bllokuara në këtë zonë me rrezik të lartë. Sipas të dhënave, aktualisht janë të paktën 3200 anije të ngecura, me mbi 20 mijë marinarë në rrezik. Mbledhja u shoqërua me tensione, pasi përfaqësuesit e vendeve arabe të Gjirit kritikuan Iranin për zgjerimin e reagimit të tij ndaj interesave të tyre dhe trafikut ndërkombëtar të naftës, gazit dhe mallrave të tjera. Nga ana tjetër, Irani hodhi poshtë akuzat, duke fajësuar sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, si dhe praninë e bazave ushtarake amerikane në vende si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Katari. Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga rrugët më të rëndësishme për tregtinë globale, dhe çdo bllokim i saj ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë botërore.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33