Zjarre të fuqishme kanë përfshirë jugun e Francës, Spanjën dhe Portugalinë, duke djegur dhjetëra mijëra hektarë tokë dhe duke vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta. Situata është bërë veçanërisht e rëndë pas valëve të të nxehtit që kanë goditur Europën Jugore javët e fundit. Në jug të Francës një vatër zjarr ka djegur rreth 13 mijë e 500 hektarë tokë që nga mbrëmja e së shtunës. Zjarri shpërtheu në një zonë malore të vështirë për t’u arritur pranë malit Kanigu. Rreth 700 zjarrfikës janë angazhuar në terren, të mbështetur edhe nga avionë dhe helikopterë.