Të dhënat paraprake që kanë autoritetet në lidhje me dëmet e zjarreve që kanë përfshirë vendin ditët e fundit janë për të paktën 200 shtëpi të prekura, ku 40 prej tyre të djegura totalisht. Shifra u bë publike nga Kryeministri Edi Rama bashkë me premtimin për dëmshpërblimin e plotë të të gjithë të prekurve nga flakët.