Zjarret kanë përshirë dhjetra hektarë tokë në fshatin Akërni të Vlorës, kryesisht me shkurre, bimësi të ndryeshme dhe me ullishte. Zjarri ka nisur mbrëmjen e së martës në zonën e fshatit Delisuf, ndërsa gjatë orëve të para të së mërkurës është riaktivizuar, dhe I favorizuar nga era e fortë, ka përparuar me shpejtësi në drejtim të Akërnisë. Banorët janë shprehur të frikësuar pasi flakët ndodhen pranë sipërfaqeve të tjera me bimësi dhe ullishte.