Top News – Zjarret në SHBA/ Rritet numri i viktimave
13/09/2020 12:41

Zjarre të mëdha që kanë shpërthyer në perëndim të Shteteve të Bashkuara, kanë mbuluar zona të mëdha të Kalifornisë, Oregonit dhe Uashingtonit me re tymi, që kanë nxitur evakuimin e banorëve nga frika se mund të ketë numër të madh të viktimave. Deri më tani mbi 30 vetë raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve. Gjysmë milioni njerëz në Oregon më 12 shtator janë urdhëruar që të largohen nga shtëpitë e tyre, që t’i ikin zjarreve dhe ajrit të ndotur. Ndërkaq, personat që kanë vendosur të mos largohen, janë udhëzuar që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi dhe të mbyllin dritaret. Shërbimi Kombëtar i Motit ka publikuar fotografi satelitore ku shfaqet një re masive e tymit, që gjendet përgjatë Bregut Perëndimor e që arrin deri në Oqeanin Paqësor. Zjarret vazhduan të përhapen më 12 shtator, por me një ritëm më të ngadaltë sesa në fillim të javës. Në Kaliforni, aktualisht janë 28 zjarre të mëdha aktive që kanë djegur mbi 2 milionë hektarë tokë. Deri më tani, 20 persona kanë vdekur në Kaliforni që prej se zjarret shpërthyen në mes të muajit gusht dhe më shumë se 4,000 shtëpi janë djegur. Në Oregon, të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe mijëra shtëpi janë djegur. Disa qytete të vogla janë shkatërruar plotësisht.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54