Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar Kanadanë me tarifa të reja doganore, duke e lidhur vendimin me ndotjen e shkaktuar nga zjarret masive në pyjet kanadeze, tymi i të cilave ka prekur disa zona në SHBA. Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara po përballen me ajër të ndotur dhe të pashëndetshëm dhe akuzoi Kanadanë për neglizhencë të qëllimshme në menaxhimin e situatës. Paralajmërimi i tij erdhi pas kritikave nga ligjvënës amerikanë dhe kërkesave të kryeministrit të Ontarios, Doug Ford, që SHBA-të të ofrojnë mbështetje për luftën kundër zjarreve, në vend që të fokusohen te ankesat.