Nga Dukati i Vlorës ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur për situatën e zjarreve. Ministri tha se aktualisht po punojnë 3 helikopterë për neutralizimin e flakëve në zonat problematike në Vlorë, ndërsa pritet të vijë një ekip i specializuar nga Holanda. Gjendja sipas Peleshit është më e rënduar në Vlorë, me Karaburunin si vatër më të rrezikshme. Kurse në Gjirokastër, ku humbi jetën 1 person, situata paraqitet më e stabilizuar. I bindur se zjarret janë të qëllimshme, Peleshi tha se deri më tani janë 6 të arrestuar për zjarrvënie.