Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi u identifikuan si autorë të zjarreve që shkaktuan dëme në toka bukqësore dhe ullishte. Policia arrestoi 66 vjeçarin me iniciale P.Z. si autor i zjarrvënies në fshatin Ade dhe 62 vjeçarin me iniciale D.M. I dyshuar si autor i zjarrvënies në fshatin Kashisht. Uniformat blu kanë proceduar në gjendje të lirë një 35-vjeçar, si autor i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Drizë. Sipas hetimeve, dyshohet se nga përhapja e zjarreve që kanë ndezur këta persona janë dëmtuar sipërfaqe të pyllëzuara, toka bujqësore, pemë frutore dhe ullishte, si dhe është krijuar rrezik për banesat dhe objektet pranë zonave të përfshira nga zjarri, kryesisht në Drizë dhe në zonën e Apolonisë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.