25 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilat nëntë mbeten aktive. Në Gurë-Lurë në Dibër gjatë natës flakët e zjarrit u përhapën deri në zonën e quajtur Gjagjisht duke avancuar drejt pllajave të Lanë Lurës. Në terren u angazhuan rreth 50 efektivë të forcave të armatosura, dy helikopteerë dhe dy avionë “Air Tractor”. Për shkak të afërsisë së zjarrit me disa banesa, forcat zjarrfikëse u pozicionuan pranë tyre.